September 24, 2021

Turistët britanikë largohen nga Portugalia për t’i shpëtuar karantinës

Shpërndaje lajmin

Afro tri javë pas rikthimit të turistëve britanikë në Portugali, shumë prej tyre u larguan sot me nxitim për në Britani të Madhe, ditën e fundit para rivendosjes së karantinës, përcjell albinfo.ch.

Gjatë kësaj fundjave, nisjet u përshpejtuan nga vendimi i Londrës për të vendosur sërish, nga e marta, karantinën për udhëtarët nga Portugalia, gjë që shkaktoi radhë në aeroportin e Faro-s, në rajonin turistik, veçanërisht i populluar nga pushuesit britanikë.

“Vetëm të shtunën rreth 10 000 britanikë u larguan nga Faro për në BM”, tha për median lokale kreu i Turizmit të rajonit Algarve.

Nga ana tjetër, Kryeministri portugez, Antonio Costa, kritikoi të dielën masën e marrë nga qeveria britanike, e cila shkaktoi “dëme serioze” për turistët britanikë, si edhe për ekonominë e vendit të tij.

“Vendimi i qeverisë britanike është katastrofik për turizmin portugez, veçanërisht në një kohë kur sektori po përjetonte një rimëkëmbje”, reagoi Konfederata portugeze e Turizmit në një deklaratë.

Që nga 17 maji, Portugalia ishte i vetmi vend në Bashkimin Europian që figuronte ndër vendet dhe territoret e pakta të përjashtuara nga karantina me kthimin e tyre në Britaninë e Madhe.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *