Turistët lakmojnë Prespën, mungesa e hoteleve zbeh potencialin turistik të zonës

0
Shpërndaje lajmin

Parku Kombëtar i Prespës është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët e huaj në juglindje të vendit. Edhe pse me një potencial shumë të madh turistik në këtë zonë mungojnë njësitë e hoteliere.
Lupçe Vangjelofski është ndër të vetmit operatorë turistik, që tregon se fluksi i turistëve është i lartë, por problem mbetet akomodimi.
“Situata është shumë e mirë, ka goxha fluks sidomos në sezon shpresoj të ketë më shumë se vjet. Punëtorë nuk ka, përpiqemi gjejmë ndonjë çun të ri, por turistët duan kushte të tjera. Duan hotele, duan bujtina, të rrijë këtu në zonë 3-4 ditë do kushte. Të dalë të bëjë xhiro, këtu për momentin janë 2 hotele; në Pustec e 1 në Goricë. Shumë e pamjaftueshme, shumica e turistëve flenë në Korçë e vijnë këtu ditën e ikën prapë në Korçë”, tregon Lupçe Vangjelofski, operator turistik.
Mungesën e hoteleve e pranon dhe kryetari i bashkisë së Pustecit, i cili shprehet se ka miratuar një plan urbanistik e se duke plotësuar kushtet rigoroze të zonave të mbrojtura, mund të investohet në agroturizëm.
“Ne kemi një plan urbanistik ku lejohet ndërtimi i bujtinave në funksion të agroturizmit. Kuptohet që është një zonë e mbrojtur dhe nuk lejohen hotele të mëdha, por bujtina lejohen, kjo është në dorën e privatit të investojë. Unë i ftoj të gjithë të shohin mundësitë për të investuar. Rritja e numrit të turistëve normalisht kërkon rritje të numrit të kapaciteteve”, thotë ai.
Prespa është një nga mrekullitë natyrore që Shqipëria ka dhe këtë e faktojnë dy turistë zviceranë që kamera e Euronews Albania fiksoi rastësisht.
“Me pëlqen natyra këtu, parku kombëtar, pamja, njerëzit mikpritës, pelikanët janë mahnitës. Çmimet janë fantastike dhe sugjeroj që të rriten pak më shumë nga viti në vit. Do ua sugjeroj dhe miqve të mi të vijnë”, thotë turisti zviceran.
Shumë investitorë “tremben” nga investimi në këtë zonë për shkak të ligjit të zonave të mbrojtura, ligj ky i kontestuar disa herë nga banorët dhe operatorët turistikë për shkak të vështirësive që sjell.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Prespa dhe Ohri në dekretin e Biden, sanksione ndaj penguesve të marrëveshjeve të garantuara nga SHBA
“Të ndalet turizmi në oqean”, paralajmërimi i shkencëtarit që i mbijetoi zhytjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *