Turizmi historik tërheq vizitorët në Gjirokastër

0
Shpërndaje lajmin

Turizmi historik po tërheq një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj në Gjirokastër.
Turistët, kryesisht të huajt, preferojnë të njihen me historikun e pasur të qytetit të gurtë. Tërheqëse për ta janë veçanërisht dëshmitë e periudhës së komunizmit dhe Luftës së Ftohtë.
“Ne për këtë periudhë kemi një tur të dedikuar që është turi i Luftë së Ftohtë brenda qytetit dhe lidh turin me pikat që janë kyçe tunelin e Luftës së Ftohtë, shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha dhe Muzeun e Armëve në kala, përpiqemi që të japim një imazh sa më të qartë për periudhën e komunizmit”-tha Marko Nurçe, guidë turistike.
“Vizitorët këtu i vizitojnë të gjitha pjesët historike të qytetit siç është Pazari i tij, kalaja dhe muzetë e ndryshëm por edhe ky është një nga vendet më të vizituara këtu siç është tuneli i Luftës së Ftohtë për shkak se është ndërtuar në periudhën e komunizmit dhe ata duan të shikojnë pjesën e asaj periudhe, historinë e asaj periudhe”-theksoi Olsi Sinani.
“Unë vij nga Britania e Madhe dhe jam i surprizuar nga vizita në Gjirokastër, kam studiuar historikun e Luftës së Ftohtë dhe këtu kam ndeshur dëshmi interesante dhe kam marrë informacion të kënaqshëm për këtë periudhë historike”.
Përgjatë stinës së pranverës Gjirokastra është vizituar nga rreth 30 mijë turistë. Këtë vit synohet një numër më i lartë turistësh krahasuar me 2023-in vit në të cilin qyteti i gurtë mikpriti rreth 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU: 

Prodhimet bujqësore/ Fermerët: Çmimet e produkteve s’mbulojnë as shpenzimet
Vlora çel sezonin/ Promovimi i vlerave i qytetit bregdetar u bë përmes panairit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *