Turizmi| Tare: Ka aksidente se s’kemi kapacitete. Islami: S’kanë pasur guidë me vete

0
Shpërndaje lajmin

Studiuesi Auron Tare debatoi në “Now me Erla Mëhillin” me Alket Islamin nga Shoqata e Aeronautikës sa i takon kapaciteteve që ka Shqipëria për të ofruar shërbime dinjitoze për turistët.
Sipas Tares çdo 2-3 javë dikush ngelet në kanione e shpella për shkak të papërgatitjes së vendit për raste rreziku.
“Pse them unë që nuk është e përgatitur Shqipëria? Sepse ne duke u futur të fundit në tregun turistik mund të merrnim gjëra shumë të mira nga ato që ka bërë dynjaja,” – tha studiuesi.
Ndërkohë, Alket Islami kundërshtoi duke thënë se aksidentet që kanë ndodhur nuk kanë qenë sepse ne jemi të papërgatitur.
“Të gjitha aksidentet që kanë ndodhur në Shqipëri deri tani, asnjë nga aksidentet nuk ka qenë i shoqëruar me guidë,” – u shpreh ai.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Taksë për vizitorët, qyteti i Venecias nismë të re për të kontrolluar turizmin
Turizmi/ Ekspertët: Duhet ndryshuar infrastruktura që të justifikohen çmimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *