Turpi është i yni, jo i tij…!/ Erion Dasho “shpërthen” keq ndaj Ramës

Share

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku ju përgjigj akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Me tone kritike Dasho shkruan se shifrat e viktimave janë e vetmja tezë që i ka mbetur për të provuar “suksesin” e vet imagjinar të luftës kundër Covid.

Ai shton se është turpi ynë që kemi një kryeministër të tillë.

I nxitur nga postimet e disa kolegëve se kryeministri do të përgjigjej ndaj akuzave për mashtrim me numrin e të vdekurve nga COVID (në fakt e vetmja tezë që i ka mbetur për të provuar “suksesin” e vet imagjinar të luftës kundër COVID) bëra atë që nuk e kisha bërë asnjëherë deri tani: e dëgjova live në konferencën e vet për shtyp.

I vetmi reagim ishte “Këtë tip paskemi patur kryeministër shtatë vitet e fundit”??!!

Turpi është i yni, jo i tij…”/CNA.al


Share

Komente