Turqia dhe Greqia negociojnë në Tiranë? Arjan Çani zbulon prapaskenat që bën Rama

Share

Ditët e fundit është përfolur se kryeministri Edi Rama po luan rolin e një negociatori mes Greqisë dhe Turqisë.

Arjan Çani tha në Open se e gjitha kjo është një komunikim, dhe PR në të mirë të kryeministrit Rama.

Reagimi i Arjan Çanit:

“Media flet për Ramën, është qesharake të mendosh se do zgjidhet këtu konflikti në Tiranë, ky komunikim është nivel strategjik i niveleve të larta, që Shqipëria s’e ka njohur deri tani, këtë duhet t’a njoh Ramës. Pra është një promo që ai i bën vetes. Por nëse dikush mendon se Turqia dhe Greqia do japin dorën në Shqipëri, është budallik. Shikoni për vaksinën, hoqi këmishën e me radhë”, u shpreh Çani.


Share

Komente