Turqia mbyll dyert për pacientët e huaj të infektuar me koronavirus, vendimi prek edhe deputetët e Ramës

Share

Turqia ka miratuar një vendim që pezullon pranimin e avionëve privatë që transportojnë të sëmurët me koronavirus, pasi numri i shtretërve në spitale ka arritur në 79.8%. Ky vendim sjell shqetësim për shqiptarët, e infektuar me Covid dhe që kanë mundësi ekonomike për tu trajtuar jashtë Shqipërisë. Tashmë ata nuk e kanë të hapur rrugën e kurimit në Turqi, e cila ka një mjekësi shumë herë më të përparuar.

Lajmi për pezullimin e pranimit të infektuarve me  koronavirus është bërë i ditur nga mediet turke, të cilat citojnë burime pranë ministrisë së Shëndetësisë. Pacientë nga vende të ndryshme, mes të cilave edhe Shqipëria paguajnë deri në 20 mijë dollarë për të shkuar për kurim në Turqi nga koronavirusi.

Që prej fillimit të pandemisë shumë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe deputetë i janë drejtuar Turqisë për mjekim më të specializuar ndaj COVID-it. Disa prej tyre, përfshi edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla vijojnë të marrin shërbim mjekësor në Turqi.

Por shqiptarët duhet të jenë të qetë, sepse kryeministri Rama thotë se spitalet në Shqipëri janë më të mirë se Turqia. Por ata që nuk e besojnë shefin e qeverisë duhet të gjejnë shtetet të tjera për tu kuruar nga koronavirusi.

The post Turqia mbyll dyert për pacientët e huaj të infektuar me koronavirus, vendimi prek edhe deputetët e Ramës appeared first on Media .


Share

Komente