Turqia me të ardhura 30 liliardë dollarë nga ‘turizmi’ shëndetësor

0
Shpërndaje lajmin

Turqia ka potencialin për të rritur të ardhurat e saj nga turizmi shëndetësor në 20 miliardë dollarë, nëse ndërmerren hapat e duhur, sipas Presidentit të Shoqatës së Turizmit Shëndetësor të Turqisë (TÜSATDER), Servet Terziler.
Industria gjeneroi 4 miliardë dollarë të ardhura përmes kirurgjisë estetike, transplantimit të flokëve, stomatologjisë dhe shërbimeve të përgjithshme shëndetësore vitin e kaluar, tha Terziler, duke vënë në dukje se, të ardhurat nga turizmi shëndetësor arritën një rekord prej 3 miliardë dollarësh në 2019.
Në vitin 2020, të ardhurat e industrisë ranë pak, për shkak të pandemisë COVID-19. “Ne patëm një fillim të mirë dhe të fortë në vitin 2023. Megjithatë, pati një ngadalësim për rreth një muaj për shkak të tërmeteve, që goditën provincat jugore, në fillim të shkurtit. Megjithatë, aktiviteti në këtë sektor ka filluar të marrë vrull nga fundi i muajit mars.”
Objektivi është të gjenerohen të ardhura rekord këtë vit, tha Terziler, duke shtuar se duke marrë hapat e nevojshëm, të ardhurat nga turizmi shëndetësor, mund të rriten deri në 20 miliardë dollarë.
Terziler propozoi inspektime më të rrepta, për të parandaluar konkurrencën e pandershme në industri. Ai vuri në dukje se njerëz jo-profesionistë, kryejnë operacione të mbjelljes së flokëve në spitale, duke u bërë thirrje autoriteteve, që t’i japin fund kësaj praktike.
“Disa njerëz marrin me qira dhoma në spitale, duke ofruar dokumente, që tregojnë se ekspertë të autorizuar do të kryejnë operacionin e mbjelljes së flokëve. Por, më vonë, ata njerëz jo-profesionistë kryejnë operacionin. Kjo dëmton reputacionin si të spitalit, ashtu edhe të vendit.”
Shkollat e mjekësisë duhet të kenë në kurrikulën e tyre klasa për transplantimin e flokëve, për infermierët dhe anestezistët, që do të punojnë në këtë fushë, sugjeroi Terziler.
Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë mbështetje nga Agjencia e Nxitjes dhe Zhvillimit të Turizmit të Turqisë për sektorin e turizmit shëndetësor.
Ka më shumë se 2,000 institucione, që kryejnë operacione të mbjelljes së flokëve, tha ai. “Por mbi 90% e tyre janë biznese të dyshimta. Ato nuk inspektohen, që do të thotë se ofrojnë shërbim me cilësi të ulët. Ato ofrojnë gjithashtu operacione me çmime më të lira, duke e penguar vendin të gjenerojë më shumë para nga turizmi shëndetësor.”
Shoqata e Eksportuesve të Shërbimeve ka një listë, që ndihmon pacientët potencialë nga vendet e huaja, të shohin nëse institucionet shëndetësore, ku planifikojnë të drejtohen për ndërhyrje të ndryshme shëndetësore, janë të akredituara, shpjegoi Terziler, duke shtuar se lojtarët në sektor, duhet të mbështesin këtë sistem për ofrimin e shërbimeve më të mira. / Hürriyet Daily News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *