Turqia sulmon me dron në veri të Irakut, të paktën tre të vdekur
Të paktën tre persona kanë vdekur, si pasojë e sulmeve të sotme me dron nga Turqia në veri të Irakut.
Personat e vrarë u përkisnin “Njësive për Rezistencën në Sinjar”, e njohur si YBS, shkruan Reuters.
Luftëtarët e YBS-së ishin duke lëvizur me një makinë në zonën e Sinjarit kur u goditën me dron teksa për një kohë të gjatë Turqia kryen një fushatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të “PKK”, “YBS” dhe Njësisë siriane për Mbrojtjen e Popullit-YPG.
Nga Ankaraja këto tri organizata konsiderohen si grupe terroriste, përcjell albinfo.ch.