Turqia voton, qytetarët vendosin sot nëse Erdogani duhet të mbetet në krye pas 20 vitesh pushtet

0
Shpërndaje lajmin

Qytetarët turq janë drejtuar sot për të dytën herë brenda 14 ditëve drejt qendrave të votimit.
Zgjedhjet e sotme presidenciale cilësohen si votimet më kritike të viteve të fundit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e Turqisë për pesë vitet e ardhshme, shkruan BBC. 
Turqit votojnë sot në një balotazh të rëndësishëm presidencial për të vendosur nëse Rexhep Tajip Erdogan duhet të mbetet apo jo në pushtet pas 20 vjetësh.
Në orën 08:00, qytetarët turq do të shkojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Këtë herë atyre u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, Rexhep Tajip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu . Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke.
Kundërshtari i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu, i mbështetur nga një aleancë e gjerë opozitare, e ka faturuar votimin si një referendum mbi drejtimin e ardhshëm të Turqisë. Presidenti, i cili është favorit për të fituar, premton një epokë të re që bashkon vendin rreth një “shekulli turk”. Por çështja më urgjente është inflacioni i shfrenuar dhe kriza e kostos së jetesës.
Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë , i cili do të shërbejë një mandat pesë-vjeçar, pritet të votojnë rreth 61 milionë qytetatrë në 191,884 qendra votimi. Sipas rezultateve përfundimtare të raundit të parë të 14 majit, numri i votuesve të regjistruar në vend ishte 60.721.745.
Kujtojmë se në raundin e parë, Tayyip Erdoğan mori 49.52% (27.133.849 vota) , ndërsa kundërshtari i tij Kemal Kilinçaroglu 44.88 % (24.595.178 vota) . Kandidati i tretë, Sinan Ogan , i cili do të mbështesë Erdoganin, mori 5.17%./AlbEu.com/  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *