Twitter i mbyll konton Trumpit përgjithmonë

Share

trump twiter bllok

Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter dha të premten në mbrëmje lajmin: Presidenti i SHBA Donald Trump është i ndaluar përgjithmonë!

Kompania shkruan: “Pasi shqyrtuam me kujdes `cicërimat` (mesazhet) e fundit në llogarinë e Presidentit Trump dhe kontekstin rreth tyre – veçanërisht mënyrën se si ato merren dhe interpretohen në dhe jashtë Twitter-it,  ne kemi ndaluar përgjithmonë llogarinë, trasnmeton albinfo.ch. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Twitter i referohet “ngjarjeve të tmerrshme” të kësaj jave, siç i quan sulmet mbi Kapitolin nga mbështetësit e Trumpit, sulm ky që la të vdekur pesë njerëz.

“Ne e bëmë të qartë të mërkurën se shkeljet e mëtejshme të rregullave të Twitter-it potencialisht do të çojnüe pikërisht në këtë qasje”, shpjegojnë përgjegjësit e Twitter-it në një postim në blog.

Dhe kjo mund të konstatohet lehtë: nëse kërkoni për llogarinë @RealDonaldTrump në Twitter, nuk do ta gjeni më. Llogaria e Trumpit në Twitter është fshirë!


Share

Komente