November 28, 2021

Tym dhe flakë, protesta në Holandë

Shpërndaje lajmin

Qindra njerëz protestuan mbrëmjen e sotme në Roterdam kundër planeve të qeverisë për të kufizuar hyrjen në ambiente të mbyllura vetëm për ata që kanë “pasaportë shëndetësore”, e cila tregon nëse ata janë vaksinuar ose të shëruar nga Covid-19.

 

Kjo leje është aktualisht e disponueshme edhe për ata që nuk janë vaksinuar, por kanë rezultuar negativ.

 

Holanda vendosi një bllokim tre-javor fundjavën e kaluar që synonte ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, infeksionet që regjistrohen çdo ditë mbeten në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

 

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme. Mediat holandeze raportuan se policia përdori gjithashtu ujë me presion për të shpërndarë turmën./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *