October 23, 2021

U arrestua sot, Edmond Karriqi u përplas disa muaj më parë me gjykatën e Kukësit për Fjolla Morinën

Shpërndaje lajmin

Prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Karriqi është prangosur në Kavajë bashkë me shoferin e tij dhe dy persona të tjerë. Prokurori akuzohet për korrupsion.

Sipas SPAK janë mbledhur prova konkretet nga të cilat rezulton që Edmond Karriqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Edmond Karriqi disa muaj më parë ka pasur një përplasje me Gjykatën e Kukësit, pasi ka mbuluar çështjen e arrestimit të këngëtares së njohur Fjolla Morina.

Kjo r fundit u arrestua në Morinë pasi u kap me armë. Çështja ndaj Morinës mori kthesë serioze pasi gjykatësi, Florin Demollari që shqyrtoi dosjen ndaj saj, në të cilën Morina akuzohej fillimisht vetëm për “armëmbajtje pa leje”, ia ktheu atë prokurorisë duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”.

Demollari, në vendimin për kthimin pas të akteve, arsyetoi se Morina duhej të ngarkohej me akuzën “trafikim të armëve dhe municioneve”.

Kjo solli edhe përplasjen me prokurorin Karriqi, pasi ky i fundit doli kundër gjykatës duke kërkuar vetëm akuzën “armëmbajtje pa leje” dhe jo trafik.  Me akuzën e trafikut të armëve Morina rrezikonte më shumë vite burg. g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *