Shpërndaje lajmin

Dy shtetasit rusë Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç të arrestuar verën e shkuar pasi u futën në uzinën e Gramshit, janë liruar nga burgu.
Lirimi i tyre vjen për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim paraqitjeje për dy shtetasit rusë dhe arrest shtëpie për ukrainasin.
Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.
Të rinjtë u arrestuan nga policia ndërsa u hetuan si spiunë të shërbimit sekret rus. Në çantën e tyre u gjetën aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte.
Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur gjithashtu edhe foto të Uzinës.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Gazetari zbërthen të pathënat e Uzinës së Gramshit: Çfarë ka ndodhur me spiunët rusë
‘Spiunia ruse’ në gjykatë, prokuroria kërkon të zgjatet qëndrimi i saj në paraburgim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *