“U bëra pronë e tij, nuk e shihja dot veten në paqyrë”, Efi rrëfen historinë abzuive: Nuk më linte të takoja mamin

Shpërndaje lajmin

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione të forta dhe lot për Efin, konkurrenten e Big Brother Vip 2. Ajo u surprizua nga e ëma, pasi në ekran u transmetua historia prekëse e saj, për një histori abuzive dashurie disa vite më parë.

Historia e Efit
“Unë u dashurova me dike në moshë të vogël , aq shumë sa në 2016 shkova në Zvicër, u bëra prona e tij nuk dilja më nga shtëpia, dilja vetëm 1orë e 30 minuta. Më bënte mos ta doja veten , derisa arrita mos ta shihja veten ne pasqyrë. Derisa arrita që kur ai gabonte të kërkoja falje. Familja ime  e vuante shumë. Në heshtje kam tentuar vetëvrasjen. Më këshillonin por nuk dinin më shumë se aq.  Dhe pasojat e kësaj gjëje më janë larguar shumë vonë, vura atë para nënës time, se ai më ndalonte të dilja me nënën time, kërkoj shumë falje, për të gjitha këto.  Jam pishman për vitet që i humba vetes time, por unë kam një familje të mrekullueshme, e kam kuptuar vlerën  tuaj, nuk e imagjinoj dot veten pa ju. Më falni, do përpiqem t’ju bëj krenarë!
Arbana: Efi si ndihesh tani?
Efi: Tani ndihem më e lehtë për ta treguar, prandaj shigjetën e rrita në 2023. Sot ndihem mirë që e flas , nuk e bëj për keqardhje, por sepse dua të dëgjojë çdo kush që është në këtë situatë, doja të jepja një mesazh për këdo që më dëgjon.
Arbana: Ti fatmirësisht ke dalë nga kjo situatë, ndërkohë që ke dikë jashtë.
Efi: Kam lënë një njohje jashtë, tani ai këtu mund të më njohë, dhe nëse do i pëlqejë mirë.
Arbana: Ka një moment prekës në rrëfim, kur thua se nëna jote ka vuajtur shumë për ty! Që si ka mundësi që ai të ndalon lirinë, kur ne të kemi dhënë gjithë lirinë ty!
Efi: Më vjen turp, për të gjitha detajet, e kam bërë , është gabim!
Pas këtij momenti në dhomën e surprizave hyn e ëma e Efit ta surprizojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *