U.d. Presidentja Vjosa Osmani dënon sulmin ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq

Share

foto vjosa me maske

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq, duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

 

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejt t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

U.d. Presidentja, po ashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo.


Share

Komente