U dhunua me sende të forta, 54-vjeçari: Ishin 4 persona, s’kam konflikte me asnjë

0
Shpërndaje lajmin

Kristo Dhima 54-vjeç, i cili u dhunua ditën e sotme nga babë e bir në Gjirokastër ka dhënë një deklaratë për mediat nga spitali.
Ai theksoi se është goditur nga 4 persona ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë konflikt me personat të cilët e dhunuan.
“Po ikja për punë, vjen një furgon me targa Vlore dhe më godet pasqyrën. Iku dhe pastaj u kthye mbrapa. Më goditën me leva, pa i sharë, pa i goditur dhe pa u bërë asgjë.  Ishin katër persona, Bledi djali i tij, çobani i tyre me një motor dhe një person tjetër i katër. I njoh, i shoh çdo ditë. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe asgjë”- tha ai.
Babë e bir Bledi dhe Enis Ali, janë proceduar penalisht pasi dhunuan me sende të forta shtetasin Kristo Dhima 54-vjeç banues në Gjirokastër.
Policia bën me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale.
LEXONI GJITHASHTU: 

Babë e bir dhunojnë me sende të forta 54-vjeçarin në Delvinë
Imamaj: Putin e menaxhoi shumë mirë “Grushtin e Shtetit”, nuk pati gjakderdhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *