U ekzekutua gjatë natës në Durrës, del fotoj e Fatjon Dervishit
Është publikuar fotoja e Fatjon Dervishit, i cili u vra gjatë natës në Sukth.
Dervishi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth, është nipi i “Arapit të Sukthit”. Viktima ka qenë në automjet me shokun e tij kur i bë atentat.
38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa shoku i tij nuk u prek nga plumbat, duke shpëtuar mrekullisht.
“Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.