U frymëzuan nga ngjarjet në Francë, protesta edhe në Zvicër, arrestohen 7 adoleshentë

0
Shpërndaje lajmin

Protestat për vrasjen e 17-vjeçares Nahel nga policia në Francë janë përhapur edhe në Zvicër.
Në Lozanë në pjesën perëndimore të vendit ku flitet frëngjisht, rreth 100 njerëz u mblodhën pas një mesazhi në mediat sociale që bënte thirrje për protesta të shtunën.
Policia tha në një deklaratë se disa xhama të dyqaneve u thyen pasi disa adoleshentë hodhën gurë dhe një koktej molotov mbi ta.
Oficerët arrestuan shtatë persona, gjashtë prej tyre të moshës 15 deri në 17 vjeç dhe që kishin nënshtetësi të Portugalisë, Bosnjës, Serbisë, Gjeorgjisë, Zvicrës dhe Somalisë.
“Krejt qartë, ajo që del nga ajo që kemi parë është se këta të rinj gjatë natës u frymëzuan nga situata në Francë”, tha një zëdhënës i policisë së Lozanës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *