October 28, 2021

U gjet i pajetë në Elbasan, policia sqaron ngjarjen: 69-vjeçari preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt

Shpërndaje lajmin

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person u gjet i vdekur në lagjen Vullnetari në Elbasan. Sipas uniformave blu, 69-vjeçari ka prerë damarët e duarve me thikë dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte i vetëm duke gjetur vdekjen.

“Në vijim të informacionit  paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera  nga grupi hetimor  nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *