September 25, 2021

U godit nga stuhia e breshërit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Itali

Shpërndaje lajmin

Mësohet se një aeroplan i tipit Boeing 777-31H i kompanisë Emirates, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali, pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri, që shkaktoi dëme jo të vogla në trupin e mjetit fluturues, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se avioni sapo ishte nisur nga Malpensa dhe kishte si destinacion Nju Jorkun, kur u përfshi nga stuhia. Pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën.

Në momentin e aterrimit në pistë shkuan dhe ekipet e emergjencës, por fatmirësisht situata përfundoi me kaq dhe nuk pati as të lënduar mes pasagjerëve.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *