‘U habita për kritikat e Ramës ndaj vaksinave’, Tritan Shehu falenderon Sorecën: Thatë një të vërtetë

Share

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë lajmin e Zërit të Amerikës, ku ambasadori i BE-së Luigi Soreca, shprehet se është habitur për kritikat e Ramës ndaj vaksinave.

Ai deklaroi se këtë deklaratë të Sorecës kishte kohë që e priste.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Desheroj te falenderoj Ambasadorin Soreca per faktin qe ai tha sot, nje te vertete, qe ve nen akuze Qeverine per ceshtjen e vaksinimit, te cilen realisht une e prisja prej javesh!

Ambasdori ka thene: «Duhet te kuptojme qe Shqiperia duhet te pregatise nje plan vaksinimi per t ‘i mundesuar BE te nderhyje, por dhe per COVAX me vone gjate vitit, qe te vazhdoje vaksinimi».

Pra Rama e Qeveria e tij perpara se te anatemojne BE per ate cfare ai nuk ka realizuar, duhet te beje « detyrat e tija te shtepise », ndryshe as BE as dhe Covax me vone nuk e ndihmojne dot Shqiperine,dhe jo per faj te tyre kjo!

Ambasadori ve keshtu «gishtin ne plage», kjo Qeveri jo vetem qe nuk kontraktoi asgje me kohe me prodhuesit apo me vendet kryesore te BE, por dhe tashti qe po « lyp », po kerkon kot se nuk ka pregatitur jo vetem infrastrukturen e vaksinimit, por as dhe nje plan konkret per kete!

Ne fakt ne kemi muaj qe e themi kete….!

Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje, meriton jo noten 4 por ate 1, ne fakt me minus perpara keshtu!


Share

Komente