U kap duke drejtuar makinën i dehur, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.
Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elektorati ynë më i zgjuar se Basha e Berisha”-Dhuli: Kështu s’e mundin dot Ramën
U kap duke drejtuar makinën i dehur, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë