January 14, 2022

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

Shpërndaje lajmin

Një 19-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi u kap duke  transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

I riu, banues në fshatin  Zvirinë të Maliqit u arrestua pasi u kap nga policia në aksin Pogradec-Podgorie, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories” me emigrantët në automjet.

Pesë emigrantëve, 19-vjeçari u kishte kërkuar nga 400 euro secilit me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së. /abcnews.al/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *