U kap me emigrantë të paligjshëm, tjetër i arrestuar në Korçë

Share

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me “Frontex”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i operacionit disa mujor “Perimetri” u bë kapja në flagrancë i shtetasit M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


Share

Komente