January 28, 2022

U kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë, SHÇBA “fundos” punonjësin e policisë dhe inspektorin

Shpërndaje lajmin

Drejtoria e SHÇBA Fier ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë dhe një inspektor të dyshuar se kryenin trafikim të emigrantëve.

Ata dyshohet se u kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.12.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Inspektor Y. L. dhe shtetasin I. Ç., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm, në bashkëpunim”

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 shtetas të huaj sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 298/2 e 25 të Kodit Penal.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.