November 29, 2021

U kapën me ilaçe konrandë, arrestohen dy farmacistë në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Policia ka vënë në praga dy farmacistë në Tiranë. J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit:

– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *