U kapën në makinë me heroinë dhe kokainë, dënohen 3 shqiptarët në Francë

Shpërndaje lajmin

Tre shtetas shqiptarë u gjykuan dhe u dënuan nga një gjykatë në Clermont-Ferrand të Francës për trafik droge.
Shqiptarët u arrestuan nëntorin e kaluar, pas një hetimi disa mujor të policisë për zbulimin e linjës së trafikut të drogës.
Policia kishte marrë informacion për drejtuesin e trafikut të drogës përmes një anëtari të organizatës të ndaluar në qytetin e Riomit.
Si rezultat i hetimit, oficerët mundën të kapnin një makinë që kthehej nga Roterdami brenda të cilës fshiheshin 4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.
Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve tjerë u gjet dhe një sasi tjetër droge.
Shqiptarët e ndaluar identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, kanë mohuar faktet në gjykatë. Megjithatë gjykata dënoi organizatorin e rrjetit me 8 vite burg dhe dy personat e tjerë me nga 5-vjet burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *