U lirua nga burgu, daja i Elsa Lilës publikon foton me këngëtaren: Qesh mirë kush qesh i fundit (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, e cila u arrestua me bujë pak kohë më parë nga autoritetet italiane, është lënë e lirë.
Lajmin e bëri të ditur avokati Saimir Visha, I cili është edhe daja I Elsa Lilës.
Pasi tha se shqiptarët kanë vjellur vrerë dhe zbuloi se ka drekuar në Itali me Elsa Lilën, daja i këngëtares ka publikuar një foto krah
Elsës duke u shkrirë gazit, në rrjetet sociale ku shkruan:
“Qesh mirë kush qesh I fundit”.

Elsa Lila dhe daja i saj duket se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, pasi në rrjet qarkullojnë disa foto të tyre ku shihen mjaft të hareshëm. Ky është reagimi i parë i tij për këtë çështje, pasi Vishaj refuzoi të fliste kur mbesa e saj ishte në burg./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published.