U maskuan për të marrë vaksinën jashtë radhe, herën e parë ia dolën, të dytën jo

Share

Autoritetet në Florida ndaluan përpjekjet e dy grave të moshës 34 dhe 44 vjeçare për të marrë jashtë radhe vaksinën kundër koronavirusit, duke u hequr si të moshuara.

Gratë vajtën të maskuara në qendrën e vaksinimit dhe ishin të pajisura me kartat e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, gjë që tregon se e kishin marrë dozën e parë. Por ato u pikasën nga policët, të cilët nuk i lejuan të vazhdonin më tej.

Efektivët i zbritën nga makina dhe i paralajmëruan se nëse do të bënin një tjetër tentativë për të marrë vaksinën jashtë radhe do të arrestoheshin. Madje njëri prej tyre i këshilloi që të kishin mirësinë dhe të linin të vaksinohej dikë që ka më shumë nevojë.


Share

Komente