September 20, 2021

U ndalua me 5 doza kanabis, policia reagon zyrtarisht për djalin e Azem Hajdarit, bashkë me të u ndaluan dhe 2 persona të tjerë

Shpërndaje lajmin

Djali i vogël i Azem Hajdarit, që mban emrin e të atit, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme, së bashku me 2 persona të tjerë, pasi iu gjet kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.

“Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *