September 20, 2021

U ndalua me drogë në makinë, arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit

Shpërndaje lajmin

Djali i vogël i Azem Hajdarit i cili mban edhe emrin e babait të tij të ndjerë është arrestuar një natë pasi u kap me drogë në makinë nga policia e Elbasanit. Në pranga bashkë me të është vënë edhe shoku i tij Ergi Gjumsi, 21 vjeç.

Blutë kanë bërë sekuestrimin e automjetit të tyre tip Audi, me të cilin ato po lëviznin në momentin e ndalimit si dhe dy aparateve celularë. Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specilaistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme“, njofton policia. m.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *