U përfol se Xhafaj, Bushati dhe Lleshaj do jenë pjesë e PS, Rama ‘shuan’ dyshimet: Asnjëri nuk është i ndryshëm nga tjetri

Share

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në fokus”, u pyet edhe për fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, nëse do të përfshijë disa emra të ish-kabinetit të tij qeverisës, si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj. Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se:

“Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja, nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku. Pastaj këtë gjë do ta miratojë si gjithmonë Kryesia e PS. Kështu që unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”.


Share

Komente