U përfshi në flakë dhoma e një pacienti, pamje nga Sanatoriumi i Korçës

Shpërndaje lajmin

Këto pamje vijnë nga Sanatoriumi i Korçës  i cili u përfshi në flakë gjatë natës. Siç shihet nga videoja godina nuk është dëmtuar nga zjarri i rënë në një prej dhomave ku ndodhej një pacient.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar pacienti, i cili ka marrë plagë të lehta, ndërsa mësohet se është dërguar për ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se zjarri është vënë aksidentalisht pasi pacienti ka ndezur cigaren kur afër ka pasur dhe maskën e oksigjenit.
“Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, njoftoi policia.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.