“U premtoj qytetarëve të Korçës se…”/ Përmeti tregon sa mandate synon Bindja Demokratike në këtë qark

Share

Deputeti Andi Përmeti ka komentuar veprimet e partive politike të cilat kanë nisur fushatat elektorale dhe kanë zhvilluar një sërë takimesh me shumë njerëz duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e shumë personave në këto kohë pandemie.

Në një intervistë për “Report Tv” Përmeti u premtoi qytetarëve të Korçës se nuk do të kthehet në problem për jetën e tyre, duke theksuar se do të zhvillojë takime vetëm me grupime të vogla dhe është i gatshëm të harxhojë më shumë orë me ta për sigurinë e jetës.

Ndërsa duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit, Përmeti konfirmoi se do të kandidojë në Korçë, duke theksuar se në këtë qark Bindja Demokratike synon dy mandate.

“Takimet që bëhen janë vepër kriminale, rrezikon jetën e njerëzve. Këto takime i fotografojnë dhe i hedhin në Facebook, nuk e kuptoj se çfarë fitojnë. Doja ta nisja me një premtime elektoral: U premtoj qytetarëve të qarkut të Korçës , se nuk do të bëj asnjë takim sepse jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo votë apo karrige.

Unë do rri aq sa të jetë e nevojshme me një numër shumë të vogël njerëzish, aq sa e lejon rregullorja.

Partitë e tjera janë mësuar që premtojnë shumë dhe nuk realizojnë asnjë gjë. Premtimet e tyre se si do e rregullojnë pjesën ekonomike ngelet për të dëshiruar. Programi jonë është ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri. Kryetarët e partive në vend kanë një fuqi aq të madhe sa përfitojnë në kurriz të shqiptarëve.

Unë do të kandidoj në Korçë dhe në këtë qark pretendojmë të marrim dy mandate. Do jemi 12 kandidatë në Korçë dhe duhet të presim edhe disa ditë”, tha Përmeti./CNA.al


Share

Komente