U shuan në lule të rinisë, këto janë dy vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Tiranë
Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe janë dy vajzat që humbën jetën pasditen e djeSHme në aksidentin tragjik te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë.
Dy të rejat ishin banuese në Tiranë. Sikela Përroi ishte nga Shalësi i Cerrikut, por jetonte prej kohësh në Tiranë.
Ajo ishte diplomuar për Gazetari, ndërsa prindërit e saj jetojnë jashtë shtetit.
Akisdenti tragjik që i mori jetën tre të rinjve te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka tronditur mbarë vendin.
Makina tip Audi që drejtonte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, i cili ndërrroi jetë në spitalin e Traumës ra nga mbikalimit i TEG-ut mbi kofanon e një tjetër makine.
Sipas hetimeve paraprake dyshihet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara, pasui rezulton se Audi po lëvizte me 260km/h.
Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 nga makina Audi dhe dy që ndodheshin te makina poshte mbikalimit./AlbEu.com/