January 24, 2022

U tallën me të gjithë, dalin fotot që dëshmojnë se Atdheu e Sara janë bashkë (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Sara e Atdheu janë bashkë.

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina u larguan çift nga programi.

Me t’u larguar nga emisioni, dyshja kanë bërë ‘lojëra’ rreth “ndarjes” disa herë, por më pastaj shfaqeshin bashkë.

Pasi nxitën thashethemet e ndarjes, Sara u shfaq në përqafim të një mashkulli misterioz, të cilit ia kishte fshehur fytyrën.

Më pastaj, thashethemeve u ‘hodhi’ flakë një person që e quajti “Nusja ime” atë në koment dhe mori përgjigje të Sarës.

Së fundi, Sara u pyet nga ndjekësit se çfarë ka ndodhur dhe si u ndanë me Atdheun, teksa i dha përgjigje përmes një videoje.

Në video, çifti u shfaqën të lumtur pranë njëri-tjetrit, por Sara e largoi menjëherë atë.

Kurse, lidhur me fotografinë me djalin misterioz në foto, ish-konkurrentja tha “Është vetëm një shaka. Njerëzit nuk janë të vëmendshëm nga alarmet e rreme”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *