April 15, 2021

U vetësakrifikua për të shpëtuar të tjerët, Rama kërkon titullin “Dëshmor i Atdheut” për Arjan Salën

Shpërndaje lajmin

Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se me porosi të Kryeministrit po pritet ekzpertiza ligjore për t’i dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” Arjan Salës.

Ky i fundit u vetësakrifikua për të shpëtuar punonjësit e tjerë që ndodheshin brenda magazinës që mori zjarr në Tiranë.

Postimi i Plotë 
“Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.
Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!
Jane gjalle bilbilenjte!” /albeu.com/

Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *