U zhdukën prej katër ditësh nga shtëpia/ Zbardhet dëshmia e dy të mitura, tregojnë arsyen pse u larguan

Share

Zbardhet dëshmia e dy vajzave të mitura, të cilat u larguan nga shtëpia prej 4 ditësh.

Vajzat 15 dhe 16 vjeç, shoqe me njëra-tjetrën u larguan në datën 1 janar nga shtëpia, duke thënë se do të iknin tek njëra tjetra. Policia i ka gjetur dy të miturat në qytetin e Përmetit dhe në dëshminë e tyre ato kanë deklaruar se janë larguar me dëshirën e tyre nga shtëpia, pasi familjet e tyre grindeshin shpesh.

Sipas dëshmisë së të miturave M. H dhe K. A, të moshës 16-vjeçare ata janë zënë natën e vitit të ri dhe janë larguar nga shtëpia me dëshirë pasi kanë dashur ti japin mësim familjarëve.

“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve.

Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetëra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”, mësohet të kenë thënë dy të miturat para uniformave blu./CNA.al


Share

Komente