Uber do të zgjerohet në Zvicër

0
Shpërndaje lajmin

Kompania e udhëtimit, Uber thotë se po kërkon të zgjerohet në më shumë zona rurale të vendit.
Kreu zviceran i Uber, Jean-Pascal Aribot, i tha gazetës NZZ dje se plani i firmës është të bashkëpunojë me transportin publik, përcjell albinfo.ch.
Ata tashmë kanë qenë në kontakt me Hekurudhat Federale të Zvicrës dhe planifikojnë të kontaktojnë Postbus.
Aribot thotë se ata shohin mundësi zgjerimi në zonat ku sistemi i transportit publik është më pak i zhvilluar.
Uber duhej të paguante 35 milionë CHF në pagesa të prapambetura të sigurimeve shoqërore për drejtuesit e saj pas një vendimi gjyqësor për ta lejuar atë të vazhdonte operimet në Gjenevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *