Udhëheqësit e G7-ës zotohen të çojnë Putinin para drejtësisë

Shpërndaje lajmin

Udhëheqësit e G7 disktuan më 8 maj, për qëndrimet që do të mbajnë në vazhdim për Rusinë dhe mbështetësit e presidentit Vladimir Putin.
Ata do të kundërshtojnë propagandën ruse dhe premtuan të bëjnë çdo përpjekje për të çuar Putinin dhe miqtë e tij para drejtësisë, në veçanti, Presidentin e vetëshpallur të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko.
Sipas deklaratës zyrtare të liderëve të G7-ës, publikuar nga Shtëpia e Bardhë, këto vende ranë dakord për sanksione të tjera ndaj Rusisë, ku përfshihet ulja e varësisë nga energjia ruse si dhe masat kundër bankave dhe sistemit financiar rus.
Ndërsa, u vendos që të intensifikohen përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën që të mbajë mallrat e prodhimit dhe eksportit.
I ftuar në takim, në platformë online ishte edhe presidenti ukrainas, Volodimyr Zelenski.
Pas takimit, udhëheqësit e G7, ku përfshihen Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia, Gjermania dhe SHBA thanë se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU

Sekretarja britanike: Putin, përgjegjës për bombardimin në shkollën ukrainase

Italia urdhëron sekuestrimin e jahtit të lidhur me Putinin

Leave a Reply

Your email address will not be published.