Udhëtari i 3-miliontë në Aeroportin “Adem Jashari”, fiton pushime në Turqi

0
Shpërndaje lajmin

Në një ngjarje të organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, udhëtari i 3 miliontë që ka udhëtuar përmes këtij aeroporti, Ardit Alaj, ka fituar udhëtim falas në Turqi, për dy persona.
Udhëtimi që e ka fituar Alaj i cili po udhëtonte nga Shtutgard, është planifikuar të zgjas një javë, përcjell albinfo.ch.
Nën organizimin e ANP “Adem Jashari”, kjo ngjarje kishte për qëllim të shënonte udhëtarin e 3- miliontë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *