October 16, 2021

Udhëtimi drejt BE-së, 9 shtete njohin pasaportën e vaksinimit

Shpërndaje lajmin

Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Belgjika, Holanda dhe Zvicra janë shtetet që kanë hequr  pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt tyre.

Sa i përket vendeve të Bashkimit Europian  Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron  se nëse për të shkuar në Belgjikë dhe Zvicër mjaftojnë vetëm bileta, pasaporta dhe maska, për të udhëtuar drejt Holandës duhet te keni plotësuar dhe deklaratën e shëndetit, raporton Abc news, transmeton Albinfo.ch.

Ndërkohë që të tjera vende vijojnë të mbajnë në fuqi dhe një prej kushteve; test negativ, vërtetim që keni kaluar Covid 19 deri në tetë muaj para ditës së udhëtimit apo pasaportë vaksinimi.  Kjo e fundit ka dhe një kriter shtesë, emrin e vaksinës që keni kryer.

Drejt Francës, Gjermanisë dhe Danimarkës mund të udhëtoni me certifikatë vaksinimi nëse keni kryer dy doza të një prej vaksinave të njohura nga EMA. Austria sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme  do të lejojë personat e vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca, Johnson and Johnson, Moderna dhe kinezen Sinopharm, por jo Sinovac-un që po përdoret në Shqipëri. Ndërsa  Greqia, Turqia, Hungaria, Spanja, Bullgaria veç të tjerave njohin dhe këtë të fundit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *