UEFA jep lajmin e mirë, finalja e Europa League zhvillohet me tifozë

Shpërndaje lajmin

Finalja e UEFA Europa Lague e cila do të zhvillohet këtë muaj në Poloni do të luhet me 9 mijë e 500 tifozë të pranishëm.

UEFA e ka konfirmuar se 25 për qind e stadiumit do mbushet.

Dy klubet do kenë nga 2 mijë bileta secila për tifozët e tyre.

Publiku gjeneral gjithashtu do këtë 2 mijë bileta, derisa 3 mijë e 500 të mbeturat do jenë për komitetin organizues, UEFA-në dhe disa partnerë të tjerë.

Manchester United me një ‘këmbë’ është në finale pas fitores së thellë ndaj Romës 6 – 2, derisa Villarreal ka mposhtur Arsenalin në ndeshjen e parë me rezultat 2 – 1.

Emrat e dy skuadrave që do kualifikohen në finale do mësohen këtë të enjte.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *