October 23, 2021

UEFA merr vendim të largoi shishet me birrë nga konferenca nëse paraqitet një lojtar mysliman

Shpërndaje lajmin

Pas shumë reagimeve, shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka marr një vendim interesant në lidhje me shishet e birrës ‘Heineken’ që reklamohen në konferencë për shtyp, përcjell albinfo.ch.

Largimi i Coca Colas nga Cristiano Ronaldo dhe shishja e birrës nga Paul Pogba e kanë karakterizuar Kampionatin Europian EURO20.

Sipas mediave të huaja, UEFA tani ka marrë vendim që shishet e birrës ‘Heineken’ të mos i shfaqë kur në konferencë paraqiten lojtarët që i përkasin fesë myslimane.

Para disa dite, UEFA vendosi po ashtu që nëse lojtarët largojnë shishet e Coca Colas nga tavolina do të gjobiten me të holla.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *