UEFA ndëshkon Atletico Madrid për veprime raciste, mbyll sektorin e stadiumit ndaj Man City

Shpërndaje lajmin

Atletico Madrid do të duhet të mbyllë një sektor të stadiumit Ëanda Metropolitano (me të paktën 5000 vende) në ndeshjen e radhës që do të luajë si ekip pritës në kompeticionet evropiane, ose më saktë, në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City.
Kjo u vendos nga Komisioni i Apelit i UEFA-s për të ndëshkuar “sjelljet diskriminuese” të tifozëve spanjollë gjatë ndeshjes së parë të 5 prillit.
Atletico Madrid do të duhet gjithashtu të shfaqë një pankartë me fjalët “NoToRacism”, shoqëruar me logon e UEFA-s. Masa erdhi pasi pamjet nga kamerat brenda stadiumit Etihad filmuan disa tifozë të Atleticos duke bërë përshëndetje naziste./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *