Ujësjellësi “Prishtina” thotë se po monitoron cilësinë e ujit të pijshëm 24 orë pa ndërprerë

Share

Gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar së fundmi nga reshjet e dendura atmosferike të shiut e borës, Departamenti i Cilësisë se Ujit dhe burimeve në kuadër të KRU ” Prishtina” sh.a., ka mbikëqyrë cilësinë e ujit në burime sipërfaqësore dhe nëntokësore, sipas planit operacional për kontrollë të kualitetit në të gjitha zonat e shërbimit , ku furnizimi me ujë bëhet nga kjo kompani. Gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë ,me ç’rast kemi marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht dy puse nëntokësore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotni!

Sistemet prodhuese në NJOU Shtimje ,Lipjan ,Peran ,Vragoli të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë larg rrezikut për tu vërshuar dhe cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm, transmeton arbresh.info

Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas , të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal, gjithnjë me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër!

Liqenet artificiale sipërfaqësore Badoci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit, por që kjo rritje e nivelit nuk ka ndikuar as në rritje të turbullirës dhe as në cilësinë e ujit , andaj edhe gjendja është mjaft stabile.

Ekipa e Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese , ka marrë mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit të pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale.

Mos u brengosni, jemi në shërbimin tuaj 24 h, për të iu ofruar shërbime sa më cilësore!/arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

KRU ” Prishtina ” po monitoron cilësinë e ujit të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

Gjatë ditës së sotme, pas situatës së…

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a on Saturday, January 9, 2021


Share

Komente