Ukraina ia kërkon Kroacisë portet për eksportim gruri

0
Shpërndaje lajmin

Ukraina deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Kroacinë për eksportimin e grurit të saj nëpërmjet porteve në detin Adriatik, tha sot Ministria e Jashtme në Kiev.
”Mallrat bujqësore do të dërgohen në Kroaci nëpërmjet lumit Danub dhe më pas do të transportohen me hekurudhë në bregdetin e Adriatikut”, tha ajo.
Sasia e grurit që mund të eksportohej në këtë mënyrë nuk u bë e ditur, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Duke përdorur këtë sistem transporti, Ukraina dëshiron të anashkalojë një bllokadë nga Rusia në Detin e Zi, pas anulimit të Moskës në mes të korrikut të një marrëveshjeje për eksportin e grurit që ishte negociuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Kievi po përpiqet të rrisë eksportet tokësore nëpërmjet Bashkimit Evropian, por disa vende fqinje si Polonia po pengojnë gjithashtu këtë rrugë transporti.
Shumë fermerë në BE kanë frikë nga një rënie e çmimeve nëse gruri ukrainas arrin në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *