Ukraina kërkon ‘status neutral’, veprimet e Rusisë

Shpërndaje lajmin

Një aspekt i rëndësishëm i negociatave midis Moskës dhe Kievit është propozimi që Ukraina të marrë status “shtet neutral” në këmbim të ndalimit të agresionit rus.
Në raundin e fundit të negociatave, Ukraina kërkon që vende të tilla si Franca, Turqia dhe Izraeli do të “garantonin” sigurinë e vendit. Negociatorët rusë shprehen se po shqyrtojnë këto propozime.
Çfarë nënkupton “statusi neutral”?
Në të drejtën ndërkombëtare, statusi neutral i një vendi nënkupton se ai nuk do të ndërhyjë në konfliktet ku përfshihen palë të tjera ndërluftuese. Çështja e neutralitetit rregullohet në dy traktate të miratuara në Konferencën e Dytë të Paqes në Hagë në 1907, duke vendosur rregulla për vendet neutrale dhe ndërluftuese në kohë konflikti.
Gjatë raundit të katërt të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska po diskutonte modelet austriake dhe suedeze të neutralitetit për Ukrainën.
Në rastin e Austrisë, statusi i saj neutral u vendos pas Luftës së Ftohtë. Ajo e miratoi në këmbim të përfundimit të pushtimit nga Forcat Aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Neutraliteti i Austrisë u kodifikua në ligj më 26 tetor 1955. Sipas ratifikimit vendi nuk do të mbante anë në luftëra dhe as nuk do të bashkohej me aleancat ushtarake dhe do të qëndronte larg nga vendosja  e bazave të huaja në territorin e tij.
Suedia ishte neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu bashkua Lëvizjes së të Paangazhuarve gjatë Luftës së Ftohtë, megjithëse hoqi dorë nga neutraliteti i saj zyrtarisht kur u bashkua me Bashkimin Evropian në 1995.
Edhe pse opinioni publik në vend kohët e fundit është anuar drejt anëtarësimit në NATO, kryeministrja suedeze e përjashtoi mundësinë, duke thënë se kjo do të “destabilizonte më tej situatën”.
Si Austria, ashtu edhe Suedia, së bashku me Qipron, Finlandën, Irlandën dhe Maltën, janë anëtarë të Bashkimit Evropian, por nuk janë në NATO. Nëse Ukraina miraton statusin neutral, atëherë heq dorë nga ambicia e saj për t’iu bashkuar NATO-s, e cila kërkohet me ngulm nga Moska.
 
LEXONI GJITHASHTU:

FOTO | Pjesa më e madhe e Mariupolit e shkatërruar nga sulmet ruse
Çfarë nënkupton statusi neutral për Ukrainën?
The post Ukraina kërkon ‘status neutral’, veprimet e Rusisë first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.