Ukraina mohon sulmin mbi depot e naftës në Rusi

Shpërndaje lajmin

Zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë mohoi që pas sulmit mbi depot e naftës në qytetin Belgorod të Rusisë qëndronin forcat ukrainase, raporton BBC.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, i tha televizionit kombëtar:
“Për disa arsye ata thonë se ne e bëmë atë, por sipas informacioneve tona kjo nuk korrespondon me realitetin”.
Në pamjet e publikuara më herët gjatë të premtes nga Sky News tregohen helikopterë të Ukrainës duke bombarduar depo të naftës në Belgorod.

Video of the two Ukrainian Mi-24 helicopters striking the oil storage facility in Belgorod with rockets. https://t.co/4Lt5l1Xc3S pic.twitter.com/d5zj4GWjou
— Rob Lee (@RALee85) April 1, 2022

LEXONI GJITHASHTU:

Ukraina ‘sulmon’ për herë të parë territorin e Rusisë
Trupat ruse janë larguar nga Çernobili, thotë Ukraina

 The post Ukraina mohon sulmin mbi depot e naftës në Rusi first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.